Vendet që s’duhet t’i vizitoni

Të pasionuarit pas udhëtimit ndoshta janë të interesuar t’i vizitojnë të gjitha vendet e botës. Por, për një apo tjetër arsye, ne ju këshillojmë të mos i vizitoni 10 vende, të cilat konsiderohen si më të rrezikshmet. Niveli i konfliktit, terrorizmi dhe përmbysjet e regjimeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe…

Lifestyle

15/12/2013 07:00

Të pasionuarit pas udhëtimit ndoshta janë të interesuar t’i vizitojnë të gjitha vendet e botës. Por, për një apo tjetër arsye, ne ju këshillojmë të mos i vizitoni 10 vende, të cilat konsiderohen si më të rrezikshmet.

Niveli i konfliktit, terrorizmi dhe përmbysjet e regjimeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe rritja e dhunës politike në lindje të Afrikës, ka ngritur nivelin e paqëndrueshmërisë politike në nivel global.

Firma britanike për analiza të rrezikut, Maplecroft, ka bërë hulumtimin e shteteve të botës në aspektin e sigurisë. Çdo i dhjeti shtet në analizë ka përjetuar rritje të konsiderueshme në nivelin e rrezikut afatshkurtër politik, raporton CNN.

Pa dyshim, pozita e parë i takon Somalisë, ku rrezikshmëria është në maksimum, për të vazhduar më pas me Sirinë, Afganistanin, Sudanin, Kongon, Republikën e Afrikës Qendrore, Jemenin, Libinë, Sudan Jugor dhe Irakun.