Këto janë vendet më të vizituara të Evropës

Vitin e kaluar Evropa u vizitua nga 582 milionë turistë. Kontinenti tërheq më shumë se gjysmën e të ardhurave prej turistëve nga mbarë globi.

Fun

04/02/2016 02:41

Katedralja e Parisit

Katedralja gotike në zemër të kryeqytetit francez u bë e njohur në të gjithë botën përmes romanit „Katedralja e Parisit“ të Viktor Hygosë. Këtu dergjen eshtrat e Mbretit Diell, Luigjit të XIV, këtu u kurorëzua Napoleoni si Perandor i Francës. Aniata madhështore qendrore ofron hapësirë për 10.000 vizitorë

Muzeu i Luvrit, Paris

Një muze i vjetër, por pararojë në mediat e reja: Me rreth 1.783.000 fansë në facebook, Muzeu i Luvrit ndërkohë është më i pëlqyer se Museum of Modern Art në Nju Jork, që në fillim të vitit ishte ende në krye të listës. Kjo ndoshta faktin se faqja e internetit e Muzeut të Luvrit ofron edhe ture virtuale. E megjithatë në 2014 ishin edhe 9,26 milionë vizitorë, që e vizituan vetë nga afër muzeun.

Katedralja Sagrada Familia, Barcelonë

Tetëmbëdhjetë kulla do ta zbukurojnë katedralen katalonjase – kur të ketë përfunduar dikur. Qëkur krijuesi i saj, Antoni Gaudí, filloi me punimet në vitin 1882. Sagrada Familia është një kantier ndërtimi. Sidoqoftë ajo çdo ditë admirohet prej mijëra vizitorëve. Kolonat e brendshme prej guri të kujtojnë trajtat e pemëve, qemeri I ngjason me një çatie prej gjethesh.

Pallati Alhambra, Granada

Pallati është një dëshmi mbresëlënëse e arkitekturës mauritane në Gadishullin Iberik. Pamje marramendëse ofrojnë Oborri i Luanëve me shatërvanin e tij dhe kopshtet pompoze. Sundimtarët e Emiratit të Granadës filluan ta ndërtonin pallatin në shekullin e 13-të. Sot Alhambra është një nga pikat turistike më tërheqëse për vizitorët e Spanjës.

San Pietro, Katedralja e Shën Pjetrit, Romë

„Shën Pjetri në Vatikan“ quhet më saktë bazilika e rezidencës papale. Kisha madhështore zë 20.000 vetë, duke qenë një nga kishat më të mëdha në botë. Artistë të famshëm si Michelangelo kanë punuar për mjediset e saj të brendshme. Në zanafillën e vet, Shën Pjetri i Vjetër ishte kisha e varrimit të Apostullit Pjetër, të peshkopit të parë të Romës. Më vonë këtu u varrosën edhe shumë papë të tjerë.

Colosseo, Romë

Kush i hedh një sy historisë së këtij stadiumi romak 2000-vjeçar, ngjethet nga tmerri: Këtu nuk copëtoheshin vetëm gladiatorët me shpata e sëpata, por perandorët i linin edhe vasalët e tyre të padëshiruar të shqyheshin prej kafshëve të egra. Shfaqjet e horrorit tërhoqën për shekuj me radhë deri në 50.000 shikues kureshtarë në amfiteatrin më të madh të botës./TetovaSot