Vendet më të rrezikshme të botës, ja ku radhitet Kosova

Turistët janë paralajmëruar se do të jenë në rrezik nëse do të vizitojnë një numër të madh të vendeve në kontinentin e Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut.

Bota

15/11/2018 23:31

Ndër fushat e përfshira në “Hartën e Rrezikut” për vitin 2019 janë Turqia, Tajlanda, Indonezia dhe Republika Domenikane, transmeton lajmi.net.

Harta, botuar nga “International SOS”, shqyrton të gjitha rreziqet me të cilat përballen turistët duke filluar nga siguria mjekësore për në siguri rrugore.

Gjithashtu, zonat aktive të luftës – përfshirë Afganistanin, Somalinë dhe Libinë – janë ndër vendet më të rrezikshme në botë.

Megjithatë, vendet si Kosova dhe Shqipëria konsiderohen si të sigurta për t’u vizituar, sipas International SOS. /Lajmi.net/