Vendet kandidate për BE

Stefan Fule thotë se pesë vendet kandidate për të qenë pjesë e BE’së janë: Mali i Zi, Turqia, Maqedonia dhe Islanda. E si kandidate potenciale përmend Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën.

Lajme

24/09/2013 12:01

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fule, thotë se zgjerimi konsiderohet si njëra ndër politikat më të suksesshme të BE’së.

Komisionari Fule,  në raportimin e tij, përmend pesë vende kandidate për të qenë pjesë e BE’së:  Mali i Zi, Turqia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Islanda. Ndërsa si kandidate potenciale konsiderohen Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

Stafan Fule, siç raporton Kosovapress, thotë se paralelisht me zgjerimin, vendet e Europës janë duke bashkëpunuar me vendet anëtare të BE’së për një union bankar me mbikëqyrjen e Bankës Europiane.

“Bizneset mund të kenë besim për të operuar në një mjedis ku punohet për një shtet ligjor dhe korrupsioni luftohet ashpër”.

“Ku gjyqësori është eficent, ku e drejta e pronësisë është e qartë, ku administrata publike është transparente, efektive, e besueshme dhe zotëron kapacitetin për të përmbushur nevojat e bizneseve”.

“Ku barra administrative është e ulët dhe ku standardet europiane janë një normë”.