Vëllezërit Xhaka: 80% të rrogës ua japim… prindërve!

Granit Xhaka dhe vëllai i tij, Taulanti, i cili luan për Shqipërinë, u japin prindërve të tyre pjesën më të madhe të rrogës.

Sport

11/06/2016 13:06

Ylli i mesfushës së Zvicrës, , thanë sot dy vëllezërit, në prag të ndeshjes Zvicër-Shqipëri, e vlefshme për Euro 2016.

“Natyrisht, që ne kemi llogaritë tona, por 80 për qind të të ardhurave ne ia japim shtëpisë”, tha Graniti në një intervistë me ”Redaktionsnetzwerks Deutschland”, përcjell “Albeu.com”.

“Ne jemi të rinj, jemi naivë. Paraja, ashtu siç vjen edhe ikën”, shton ai.

Taulanti, 25 vjeç, luan për “Basel”, ndërkohë që 23-vjeçari Granit u transferua te ”Arsenal” për 45 milionë euro.

“Nuk jam i dhënë pas makinave, nuk kam nevojë për makina luksi. Nuk shpenzoj 20 apo 30 000 euro për pushime. Nuk e bëj kurrë këtë”, shton ai.

“Çdo vit shkoj në Kosovë dhe shoh njerëz që nuk kanë çdo ditë për të ngrënë. Kjo më prek”, thotë Graniti.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.