Vëllezërit rrahen mes vete në Prizren, arrestohen nga policia

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Lajme

29/11/2018 10:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar(vëllezër), të cilët pas një zënke të çastit, janë rrahur mes vete, shkruan lajmi.net.

Sipas policisë, deri tek konflikti dyshohet se ka ardhur pasi që njëri nga të dyshuarit fillimisht e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tij.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/