Vëllezër me fjalë e jo me vepra

Përfaqësues nga fusha politike dhe ekonomike e Kosovës dhe e Shqipërisë, janë mbledhur sot në Tiranë, ku kanë organizuar një forum të përbashkët me temë “7 vjet nga Pavarësia e Kosovës, marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë”, sidomos në fokusin e politikanëve të rinj.

Lajme

18/02/2015 17:26

Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë tha se pjesëmarrja e të rinjve në qeverisje si në Shqipëri dhe në Kosovë është rritur vitet e fundit.

“Kjo është një gjë e mirë, por megjithatë mbetet e rëndësishme të fokusohemi te fakti se nuk është numri i të rinjve më thelbësor se sa cilësia dhe kualiteti i tyre”.

Ai tha më tej tha se ikja masive e qytetarëve të Kosovës, nuk ka një arsye të vetme, dhe të qartë, pasi po emigron dhe klasa e mesme. Por ai bëri fajtor për këtë krizën politike 6 mujore pas zgjedhjeve në Kosovë, mungesën e qeverisë që solli humbjen e shpresës dhe të besimit te qytetarët.

Ndaj dhe, sipas Stavilecit, qeveria mbi të gjitha duhet të hap më shumë vende pune, dhe të rikthejë besimin te qytetarët e saj.

Pjesë e këtij forumi ishte edhe drejtoresha e doganave të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila foli për mangësitë dhe barrierat e bashkëpunimit tregtar Shqipëri-Kosovë. “Ne i themi njëri-tjetrit vëllezër”, -Spiropali,- por, sipas saj, “kur vjen puna për tregti, preferojmë Serbinë dhe jo vendet tona”.

“Kjo është për të ardhur keq theksoi më tej drejtoresha e doganave ndaj dhe duhet të punojmë më shumë për t’i hequr barrierat dhe mentalitetin që ekziston mes nesh”, tha ajo./Kosovapress/

Forumi Shqipëri-Kosovë