Vëllaznimi-Gjilani, dueli i drejtëpërdrejtë për të shmangur zonën Play-Out

Vëllaznimi pak ditë më vonë do të luajë edhe finalen e Digitalb Kupës ndaj Prishtinës megjithatë vëmendja e kuqezinjëve gjakovarë është e gjitha te dueli ndaj Gjilanit.

Sport

19/05/2018 10:54

Një duel i drejtëpërdrejtë për t’i shpëtuar rënies.

Vëllaznimi pret në Gjakovë për javën e fundit të Vala Superligës Gjilanin në një ndeshje ku fitorja do t’i largonte vendasit nga zona e Play-Out-it për të zhytur miqtë.

Vëllaznimi pak ditë më vonë do të luajë edhe finalen e Digitalb Kupës ndaj Prishtinës megjithatë vëmendja e kuqezinjëve gjakovarë është e gjitha te dueli ndaj Gjilanit.

Vëllaznimit i bën punë vetëm fitorja për të parakaluar Gjilanin në renditje dhe për të siguruar matemaktikisht mbijetesën ndërsa miqëve nga Gjilani do t’u mjaftonte edhe një barazim.

Sfida Vëllaznimi-Gjilani do të zhvillohet sot në orën 16:00.