Vëllaznimi bindshëm me shikueshmërinë më të madhe në Kosovë, Drita e dyta, tjerat mbeten larg

Këtë e dëshmojnë statistikat e dokumentuara të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sport

31/05/2018 16:58

Vëllaznimi është kampion i padiskutueshëm i shikueshmërisë për edicionin 2017/18 në Vala Superligë.

Këtë e dëshmojnë statistikat e dokumentuara të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gazeta Olle ka siguruar shënimet zyrtare të FFK-së për shikueshmërinë e 12 skuadrave elitare.

cats

Në vendin e parë është Vëllaznimi me një mesatare prej 3187 shikuesish për ndeshje.

Gjakovarët kanë mbledhur 31500 shikues në vjeshtë, 19500 në pranverë, që në total i bie 51000 shikues për sezon.

Imagjinoni, kuqezinjtë luftuan për mbijetesë dhe në fund nuk ia dolën.

Por sikur të luftonte Vëllaznimi për titull?

Rezultate imazhesh për vellaznimi

Në vendin e dytë vjen kampioni i ri i Kosovës në futboll, Drita.

Bardhekaltërit janë përcjellë nga 1876 shikues për ndeshje.

Në total, Drita u mbështet nga 31.900 tifozë gjatë gjithë sezonit.

Duhet theksuar që një pjesë të madhe të meritës për shpalljen kampione e kishin Intelektualët, që nuk munguan kurrë në tribuna.

Rezultate imazhesh për intelektualet drita

Befasia vjen në vendin e tretë.

Drenica nga Skenderaj është skuadra e tretë më e shikuar këtë edicion me 1406 shikues për ndeshje.

Pas Drenicës renditet Llapi i katërti me 1382 shikues për takim.

Në vendin e pestë është Gjilani, që edhe pse luajti dy derbi ndaj Dritës në cilësinë e vendësit, mbeti larg skuadrave kryesuese.

“Top-6” përmbyllet nga Liria, ndërsa tutje pasojnë Trepça ’89, Feronikeli e Prishtina, duke zhgënjyer totalisht që të tria në këtë aspekt.

I 10-i është Flamurtari, në pozitën e 11 klubi me traditë Besa, ndërsa në të 12-in Vllaznia e Pozheranit.