Vëllazëria sllave përgatiten për luftë

Ushtria e Serbisë do të marrë pjesë në ushtrimin ushtarak trelateral “Vëllazëria Sllave 2017”, i cili do të mbahet nga 6 deri më 15 qershor në poligonin e Forcave të Armatosura të Bjellorusisë, shkruan Aljazeera, transmeton lajmi.net.

Lajme

05/06/2017 18:59

Sipas këtij mediumi, vëllazëria sllave ka parashikuar ushtrimin e transportimit me mjetin luftarak për tejkalimin e barrierës ujore, ulje me parashutë, tejkalimi i pengesave ujore me mjete zbarkimi, zbritja me litar nga helikopteri si dhe të shtëna gjatë ditës dhe natës nga armatimi personal.

Bashkëpunimi mes “vëllazërisë sllave” përfaqëson vazhdimin e bashkëpunimit në mes Njësive ajrore të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe Brigadës Speciale të Ushtrisë së Serbisë.

Vitin e kaluar, ushtrimi trelateral “vëllazëria sllave” u realizua në territorin e Serbisë. /Lajmi.net/