Vëllau i Eminës braktis New Yorku-n për të jetuar në Tiranë (Foto)

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj nëpërmjet postimit të një fotografie na ka njoftuar me vëllanë e saj.

ShowBiz

24/05/2016 10:22

Ajo tregon me krenari se vëllau i saj i vogël është rikthyer për të jetuar në Tiranë, transmeton lajmi.net.

Emina mburret me këtë fakt duke theksuar se të gjithë e braktisin Tiranën për të shkuar në New York ndërsa ai e ka bërë të kundërtën.

Bazuar në fotografinë e postuar shihet se sa shumë përngjajnë mes vete.

Ju kujtojmë se bukuroshja shqiptare me famë botërore, tashmë është shumë e përkushtuar në familje dhe rritjen e fëmijës së saj të parë, vajzës Ella Faria Nazarian./Lajmi.net.