Vëllai rrah vëllain në Suharekë

Arrestohet një person në Suharekë.

Lajme

06/01/2019 14:11

Policia ka arrestuar një person në Suharekë pasi kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“ Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për arsye se e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”. /Lajmi.net/