Vëllai për motrën bën gjithçka, ja supriza e Alban Ramosaj për Beatrixën (Video)

Këngëtari Alban Ramosaj e ka shprehur gjithnjë konsideratën dhe afeksionin që ka për motrën e tij Beatrix.

ShowBiz

23/05/2016 13:21

Por këtë herë ai i ka bërë një surprizë mjaft të veçantë motrës së tij. Motër e vëlla kanë shëtitur gjatë mëngjesit të sotëm në jug të Shqipërisë, por me helikopter duke shijuar nga lart të gjithë bukuritë e jugut të vendit.

“Ditë e mrekullueshme. Albani më surprizoi sot duke më bërë një xhiro me helikopter, mbi bregdetin jugor dhe mbi relievin malor. Të dua shumë zemër”,-shkruan Beatrix në Instagram ndërkohë që është duke udhëtuar me vëllanë e saj.