Vëllai i Migjen Bashës mbetet në Spanjë, kjo është skuadra e tij e re

Vëllai i Migjen Bashës, Vullnet Basha, është bërë me skuadër të re.

Sport

16/07/2016 22:35

Mesfushori shqiptar, Vullnet Basha, është transferuar te skuadra e Segunda Divizion, Real Murcia.

I përfolur për një kontakt me drejtuesit e skuadrës së Partizanit, Basha ka zgjedhur të qëndrojë në Spanjë pasi gjatë dy sezoneve të fundit ai është aktivizuar në radhët e Real Zaragozës dhe Ponferradinës.

Sipas mediave spanjolle, kontrata e Bashës me Murcian do të jetë njëvjeçare por me mundësi vazhdimi.