Vëllai i vogël i Haradinajve viziton Ramushin në Strasburg, pret të kthehen bashkë (Foto)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të ketë përkrahjen e miqve dhe familjarëve.

Lajme

08/02/2017 22:56

Para seancës së nesërme, atë e ka vizituar vëllai i vogël Vetoni, i cili pret lirimin e tij, shkruan lajmi.net.

Në një fotografi të postuar në Facebook, Haradinaj shihet i gëzuar gjatë kësaj vizite.

Seanca dëgjimore për Haradinajn do të fillojë nesër në orën 14:00 në gjykatën e Colmarit, ku më pas do të vendoset për ekstradimin e tij në Serbi./Lajmi.net/