Vëllai i Beg Rizajt poston fotografi me kryeministrin Haradinaj pas ‘incidentit’

Pas incidentit që ndodhi sot gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt në Deçan, ku u raportuar se Ali Rizaj (vëllai i Beg Rizajt) nuk ka dashur të lejojë askë ta zbulojë shtatoren, ka reaguar vëllai tjetër Ramiz Rizaj.

Lajme

16/06/2018 21:47

Ky i fundit  ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social ‘facebook’, se nuk ka ndodhur asgjë, por se sipas tij mediat janë munduar t`i japin konotacion tjetër asaj çfarë ka ndodhur sot gjatë zbulimit të shtatores së vëllait të tij të vrarë në Kumanovë më 2015-të, Beg Rizaj.

Rizaj ka shkruar se asnjëherë nuk do të ndodhë që familja e tij të ketë ndonjë paqartësi me siç e ka quajtur ai ‘Heroin e gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj’.

POSTIMI I PLOTË I RAMIZ RIZAJT:

Nganjëherë në ngjarje të mëdha ndodhin keqkuptime për të cilat unë si kryefamiljar i familjes Riza kërkoj falje për një lëshim që na ndodhi në manifestimin e sotëm..!!

Shumë gojëkëqij dhe media fatkeqësisht u munduan ta përshkruajnë si incident me Kryeministrin, por jo Kurrë, Kurrë s`ka ndodhë as nuk ndodhë që familja jonë të ketë ndonjë paqartësi apo kundërshtim ndaj Heroit të gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj..!!

#Gjithmonë me ty Nderi i Kombit#