Vëllai e ther me thikë vëllanë në Pejë

​Një rast i tentim vrasjes është raportuar në Pejë. Një person ka therur me thikë vëllanë e tij.

Lajme

29/03/2018 14:11

Në raportin e Policisë së Kosovës fillimisht thuhet se dy vëllezërit kishin filluar një fjalosje mes njëri tjetrit ku më pas e ka sulmuar me thikë vëllanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një fjalosje, e kishte sulmuar fizikisht duke e therur me thikë vëllain e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.