Vëlla e motër bashkojnë forcat! Vjen dueti nga Beatrix dhe Alban Ramosaj

Ka pak ditë prej kur Alban Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj kanë paralajmëruar një këngë të re.

ShowBiz

18/08/2018 16:13

Dyshja sapo kanë publikuar projektin më të ri në kanalin YouTube dhe mban titullin “Get High”, shkruan lajmi.net.

Tekstin dhe muzikën e këngë e kanë shkruar vetë Albani dhe Beatrixi, ndërsa kanë vendosur të bashkëpunojnë me “Tull Production”.

Kënga është në gjuhën angleze dhe e sollën vetëm në versionin audio.

Më poshtë mund ta dëgjoni  këngën më të re me titull “Get High” nga Beatrix dhe Alban Ramosaj. /Lajmi.net/

YouTube player