‘Vëlla’ armikun e dikurshëm! Çka duhet të dini për skandalin OTR – BABASTARS

OTR nga Shqipëria dhe BABA STARS nga Kosova, janë dy labelet që gjithmonë janë konsideruar si rivalë mes vete dhe këtë e kanë shprehur nëpërmjet rimave.

ShowBiz

19/09/2018 11:00

Por para dy vitesh ky rivalitet shkoi deri tek sulmi fizik dhe gjuajtja me armë zjarri , ku reperi nga Shqipëria, Noizy, mbeti i plaguar, shkruan lajmi.net

Saktësisht ngjarja ka ndodhur më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë dhe nisi mes Noizyt e reperit Cozman për tu përfshirë më pas edhe Albert Krasniqi, dikur njëri prej menaxherëve të BabaStars, i cili edhe e plagosi reperin nga Shqipëria.

YouTube player

Një vit më vonë, tashmë dy protagonistët kryesorë të ngjarjes e cila përfundoj me armë zjarri, Noizy dhe Albert Krasniqi u pajtuan. Kjo u dëshmua pasi ata u panë në një tavolinë pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur.

”Shqiptar me zemër jo me llafe”, shkruante mbi imazhin që lajmi.net e ka siguruar lajmi.net.

Para dy ditësh, saktësisht 17 Shtator (e hënë) Noizy pranon fajin në gjykatë, kërkon falje për sherrin me Cozman.

”Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem me të vërtetë fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo por kërkoj falje, kjo ka ndodhë, ne jemi të rinj dhe ne e kemi falë njëri- tjetrin. Kemi vendosë që të kaluarën ta lëmë prapa. Jemi takuar edhe me familjen e Albertit dhe me familjen time, kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa”, tha Rigels Rajku-Noizy, transmetoi kallxo.com.

Noizy pranon fajin në gjykatë, kërkon falje për sherrin me Cozman

Pas daljes nga Gjykata Themelore në Prishtinë, rast në të cilin ishin të përfshirë Noizy dhe Albert Krasniqi dyshja u panë duke e përqafuar njëri-tjetrin. Fotot janë siguruar nga lajmi.net.

Më pas ishte Alberti (tashmë menaxher i pavarur) ai i cili e publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shihet me reperin nga Shqipëria, Noizyn të cilin dikur e kishte gjuajtur me armë zjarri. Marrë parasysh se ata i kanë rregulluar raportet një vit më parë dhe tash po konsiderohen miq, Alberti e ka quajtur Noizyn vëlla.

”Ne jemi vëllezër” shkruan pranë fotos që Alberti e ka publikuar në Instagram ku përveç komenteve pozitive ka pranuar edhe prej atyre jo fort të këndshme.

Sot më 19 Shtator 2018 dyshja u dënuan në Gjykatë.

Sipas Kallxo.com Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës.

Në procesin gjyqësor i cili ka përfunduar sot Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë. /Lajmi.net/

A.A