Veliu premton rritje të buxhetit për bujqësi, shëndetësi, sport…

Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK Agim Veliu e ka hapur fushatën zgjedhore në shkollën e qytetit “Ibrahim Rugova”.

Lajme

22/09/2017 18:50

Ai ka thënë se do ta vazhdojë përkrahjen për bujqit e në veçanti ndaj fermerëve që kultivojnë mjedra.

Veliu ka premtuar përkrahje në sektorin e kulturës dhe sportit duke premtuar rritje të buxhetit. Veliu ka thënë se do të nisin mësimin gjithë ditor dhe hapjen e çerdheve të reja.

Po ashtu ai ka thënë se do të vazhdojnë dhënien e bursave për studentë. Në shëndetësi ka thënë se prioritet do të jetë nisja e spitali të qytetit për të dhënë shërbime. Veliu ka thënë se janë në fazën e finalizimit të ndërtimit të stadiumit të qytetit.

Ai ka thënë se do të ndërtohet edhe muzeu etnologjik. “Do të përqendrohemi në ruajtjen e sipërfaqes bujqësore dhe rritjen e subvencioneve në mjedra, bletari etj”. /Lajmi.net/

agimi1