Veliu: I kemi votat për Demarkacion

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka bërë me dije se koalicioni qeverisës i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajme

30/05/2016 23:50

Në intervistën për Epoka e Re, Veliu ka thënë se në rast se merret një rrugë tjetër, e ardhmja e Kosovës mund të jetë e rrezikshme.

Sipas tij, Kosova mund të humb përkrahjen e miqve dhe mundësitë e mëdha që i janë hapur. Veliu i ka bërë thirrje opozitës që të jetë komunikatave në proceset që janë me interes për Kosovën dhe t’i lë anash inatet dhe interesat e ngushta për pushtet.