Veliaj: Në Tiranë janë hapur 190 shkolla. Do të mbyllet çështja e arsimit me dy turne

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi shkollën "Hasan Tahsini" me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Lajme

11/09/2017 10:34

Kryebashkiaku deklaroi se sot, në të gjithë Tiranën, janë hapur 190 shkolla dhe së shpejti do të mbyllet përfundimisht çështja e arsimit me dy turne në kryeqytet.

Veliaj shtoi se “do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për infrastrukturën”.

E pranishme në shkollën “Hasan Tahsini” ishte edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila theksoi se do të vazhdohet “me projektin e kthimit të shkollave në qendra komunitare”. /TopChannel/