Vela, objektiv i Realit

Real Madrid do të tentojë transferimin e sulmuesit të Real Sociedadit, Carlos Vela nëse Alvaro Morata vendos të largohet nga Santiago Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

04/06/2014 22:44

Edicioni i jashtëzakonshëm i Carlos Velas në Real Sociedad ka zgjuar interesim nga një numër i madh klubesh, për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Atletico Madrid është përmendur së fundmi si një prej klubeve që është vënë pas Velas. Kurse, më herët gjatë ditës së sotme qarkulluan njoftime se Vela kërkohet edhe nga ish skuadra e tij Arsenal.

Mirëpo, e përditshmja sportive katalane Sport ka bërë të ditur se listës së klubeve të interesuara për yllin meksikan i është bashkuar edhe Real Madrid. Los Blancos më tepër janë të orientuar tek ylli i madh i Liverpoolit, Luis Suarez.

Mirëpo, reprezentuesi uruguaian është objektiv vështirë i realizueshëm. Andaj, nëse i riu Alvaro Morata largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, atëherë Vela mund të jetë zëvendësues i tij në Santiago Bernabeu.

Reali ka marrëdhënie të mira me Sociedadin që mund ta lehtësojnë transferimin e Velas te kampioni i ri i Evropës.