Vekaric: Gjykimet për UÇK-në të mos bëhen në Kosovë

Zëvendësprokurori i krimeve të luftës në Serbi, Bruno Vekaric, ka kërkuar që gjykimet për UÇK-në të mos bëhen në Kosovë, por siç ka thënë ai “në një vend të tretë”.

Lajme

09/04/2014 09:41

Këto deklarata i ka bërë në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë “RTS”, raporton Telegrafi.

“Është e rëndësishme që krimet kundër popullsisë jo-shqiptare në Kosovë, të bëhen në ndonjë një vend të tretë’, citohet të ketë thënë ai .

Ai ka shtuar se “shpërblimi inkurajues i Kosovës do të ishte vendosja e qendrës administrative të kësaj gjykate në Prishtinë”.

Sipas tij, formimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë vjen në përgjigje të paqartësive të së kaluarës.

Ai thekson se në rrjedhën e negociatave është se si gjykata do të duket.

“Ndryshe nga gjykatat e mëparshme që ishin nën kujdesin e OKB-së, kjo do të jetë gjykatë e Bashkimit Evropian, dhe ndryshimi i kësaj është jo vetëm në faktin se jo që do të trajtohen krimet vetëm për territorin e ish Jugosllavisë, por dhe në rajone tjera si Shqipëria”, citohet të ketë thënë Vekaric.