Vehapi: Rezultati do të përmbyset – Lajmi.net
Vehapi: Rezultati do të përmbyset
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 21:40, 14 November 2017
Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi ka thënë se ende nuk ka bërë ndonjë koalicion me ndonjë prej partive që do ta mbështeste ne garën për kryetar.

Vehapi që ka dalë i dyti me 29 për qind, pas Smajl Latifit të AAK-së, ka thënë se rezultati të dielën do të përmbyset, njofton Klan Kosova.

“Rezultati do të përmbyset me qytetarët dhe programin tonë konkret dhe punën që kemi bërë gjatë mandatin që po lëmë pas”.

“Jemi në fushatë, të dielën janë zgjedhjet dhe fituesi do të jetë kryetari aktual”.

Vehapi më tej në Magazina Lokale ka folur për programin e tij.

Bujqësia:

“Zhvillimit të bujqësisë veç i kemi dhënë rrugë. Në vitin 2013 patëm shpalosur programin tonë për grante dhe subvencione. Kjo ka qenë premtimi i programit të PDK-së, ka filluar të realizohet nga vitit 2014 dhe po vazhdon edhe tash. Por ne do t’i rrisim grante në bashkëpunim me ministrinë e bujqësisë”.

“Zhvillimi pra ka marrë rrugë”, është shprehur ai.

“Sa i përket subvencioneve nga të hyra vetanake është e pa mundur ta bëjë komuna dhe kjo nuk vlenë vetëm për Rahovecin. Kemi investuar mjaftë shumë në ujitje, kemi bërë zgjerimin e sistemit të ujitjes dhe projektet e tilla do të kemi. Do të investohen më shumë se një milion në infrastrukturë”, ka thënë Vehapi.

Uji dhe kanalizimi:

Vehapi ka thënë se për ujin është bërë përpjekje në të gjitha qeverisjet që të mbulohet gjithë komuna.

“Jemi në fazën e fundit që të gjitha fshatrat ta kenë ujin e pijes. Kanë mbetur disa fshatra për shkak të konfiguracioni gjeografik, e të cilat furnizohen nga puset”.

“Ky ujë nuk i plotëson kushtet me standard, por gjithsesi edhe këto fshatra dhe vendbanime tjera duhet të mbulohen me sistemin e Radoniqit”.

“Ujërat e zeza janë problem në vete. Ujërat e zeza janë çështje ambientaliste dhe mund të trajtohet si temë e veçantë”, ka thënë Vehapi ndër të tjera.

Fjalët kyçe: Idriz Vehapi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion