Veglat më të mira për të realizuar fotografi profesionale me telefonin tuaj (Foto)

Kamera e telefonit tuaj mund tu duket se bënë fotot shumë të mira, por me pak ndihmë ju mund të bëni fotografi shumë më të mira.

Auto & Tek

21/06/2017 13:24

Tani telefonat tonë janë pothuajse pajisja e vetme me të cilën realizojmë fotografitë e përditshme. Por në shumë raste si pasojë e kufizimeve të cilat i ofron një kamerë e vogël telefoni, ne nuk mund të bëjmë fotot e duhura dhe të kapim detajet të ndryshme. Andaj, shumë kompani kanë dizajnuar dhe nxjerr në treg disa pajisje shtesë të cilat plotësojnë këtë kërkesa.

Në vazhdim janë disa nga këto pajisje të cilat ndihmojnë që të realizojmë fotografi pothuajse perfektë me anë të telefonit tonë.

 

Lente Olloclip 4-në-1

Kjo lente është kompatibile me pajisjen iPhone 6 dhe ka dy lente macro, një me kënd të gjerë si dhe një lente fisheye, transmeton Express. Kjo lente ju përmirëson fotografitë e bëra nga afër si dhe peizazhet.

 

Lentet Moment

Disa modele të iPhone dhe Samsung Galaxy janë kompatibile më këtë lente. Kjo lente funksionon edhe me mbështjellëse të ndryshme por ka një të metë pasi që duhet të ngjitet me ngjitës.

 

Lente Olympus Air A01

Kjo është më shumë se një lente e cila ka të integruar një kamera e cila lidhet me telefoni tuaj. Kjo mini-kamera ka lente 14-42mm por asaj mund ti shtohet edhe lente tjera.

 

Pakoja e lenteve magnetike Photojojo

Këto lente janë shumë praktike dhe ngjiten shumë lehtë në kamerën e telefoni tuaj. Kjo pako përfshinë një lente fisheye, telefoto dhe një kombinim lentash me kënd të gjerë dhe makro.

 

Foto printeri Fujifilm Instax Share SP-2

Ky është një printer Wireless i cili lidhet me telefonin tuaj ku mund të shtypni në letër foto të caktuara. Ky printer punon me bateri dhe mund ta merrni me vete kudo që shkoni duke shtypur foto me kualitet të cilin nuk mund ta arrini me printer laserik ose injet.

 

Mbajtësja Joby GripTight GorillaPod

Kjo është një mbajtëse e cila merr forma të ndryshme dhe ju mundëson që të vendosni telefoni tuaj në pozicione dhe kënde të vështira për të realizuar foto.