Vedat Muriqi shënon golin e karrierës në Turqi

Vedat Muriqi po kalon formë jetësore në Turqi.

Sport

09/02/2019 14:26

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar një nga golat më të bukur në karrierën e tij, në ndeshjen që skuadra e tij Rizespor po e zhvillon ndaj Antalyaspor.

Muriqit i kanë mjaftuar vetëm pesë minuta lojë, për të realizuar këtë super – gol.

24 vjeçari shënoi pas një goditje të bukur nga largësia, e cila në rrugën drejt portës mori një kthesë të çuditshme, për të lënë të shtangur portierin kundërshtar./Lajmi.net/