Vedat Muriqi i shënon gol të bukur Fenerbahces

Vedat Muriqi ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Rizespor ndaj Fenerbahce.

Sport

30/09/2018 20:52

Rizespor ka arritur një fitore të madhe në elitën e futbollit turk, duke i mundur gjigantët e Fenerbahces me rezultat 3:0.

Merita të mëdha në këtë fitore kishte edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi shënoi golin e parë të ndeshjes, duke e mposhtur portierin me një gol të bukur me kokë./Lajmi.net/