Vedat Bajrami për Rita Orën: Kush na ka inati…

Me rasti e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë performoi këngëtarja me famë botërore.

ShowBiz

25/02/2018 14:01

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila arriti të mbledh në tri sheshet e kryeqytetit 300.000 persona që ishin të ngazëllyer për perfomancën e saj, shkruan lajmi.net.

Koncerti i Ritës në Kosovë kishte marrë vëmendjen e medieve botërore, të cilët e kishin përcjellur në çdo detaj vizitën e saj në vendlindje.

Aktori Vedat Bajrami ka postuar në llogarinë e tij në Instagram imazhe nga performanca e Ritës, ku shihet numri i madh i atyre që kishin ardhur ta ndjekin nga afër koncertin e saj.

“Oj lulija jone me limana ooooo kush na ka inati …..pe dini ju ??”, është mbishkrimi që aktori i ka lënë fotos. /Lajmi.net/