Vedat Bajrami i Stupcave bëhet pronari klubit kosovar

Humoristi i njohur Vedat Bajrami tash e një kohë është bërë pjesë e futbollit kosovar.

Sport

22/10/2017 20:52

Ai është pjesë e një grupit të menaxherëve që një kohë, ku kishte sjell disa lojtarë në Kosovë, kryesisht afrikanë.

GazetaOlle.com mëson se Vedat Bajrami është bërë pronar i klubit të Rilindjes së Prishtinës.

Rilindja që funksionon në lagjen Toukbaqe, ka kohë që për kryetar e kishte Mustafë Krasniqin.

Siç mëson gazeta palët kanë arritur marrëveshja dhe Bajrami e ka marrë timonin e klubit.

Madje edhe disa njerëz të deleguar nga ai kanë filluar punën në klub. Mësohet se Bajrami vetëm ka filluar me investime të rëndësishme.

Rilindja ekipin e parë e kanë shuar tash e një kohë, ndërsa luan vetëm me kategoritë e reja.

Vedat Bajrami njihet si mik i shumë lojtarëve të shquar në Evropë, ndërsa ka kryer shumë punë edhe në transferimin e Edon Zhegrovës në Belgjikë.