Vedat Ademi ‘Ke Harruar’

Vedat Ademi lanson edhe projektin e tij të radhës për këtë verë, një këngë nga klasiket e tij me titull ‘Ke harruar’.

ShowBiz

24/06/2014 03:34

Me produksion të Ermal Mamaqit, këngëtari Vedat Ademi  ka sjellur këngë të re bashkë me videoklip.

Kënga është me muzikë të Marsel Gunga dhe tekst nga Endrit Mumajesi, me të cilin Vedati duket se gjithmonë ndahet i kënaqur, pasi kjo është kënga tretë të cilës Endrit Mumajesi i bën tekstin, pas ‘Një jetë me ty’ dhe ‘Në zemër të mbaj’ me Yllka Kuqin, të dy këto këngë shumë të suksesshme.

Videoklipi, si zakonisht, është punuar nga Pro Video.