Veçoria të cilën të gjithë e duam u shtua në iOS 9.2 nga Apple

Më mirë vonë se kurrë, siç thotë edhe kjo thënie e vjetër, këtë herë Apple ka sjellë veçorinë e cila do të duhej të ishte në celularët iPhone që nga fillimi.

Auto & Tek

10/12/2015 21:15

iOS 9.2 ka shtuar një mbështetje për kartat SD në të gjitha modelet iPhone në të cilët sistemi i ri operativ është i përshtatshëm.

Kjo do të thotë se ju mund ta lidhni iPhone-in tuaj në një kuti lexuese të kartës SD ose në një kamerë digjitale, për të transferuar fotografitë direkt nga iPhone, duke e eliminuar komplet nevojën për një PC, transmeton lajmi.net.

Veçoria e re është vendosur në përditësimin zyrtar të iOS 9.2, dhe është një veçori që të gjithë e duam. /lajmi.net