Veç edhe kjo na mungonte: Nxehësja e gishtave mbi tastierë (Foto)

Ka ardhur koha ti thoni stop duarve të ftohta gjatë punës tuaj në një zyrë të ftohtë apo gjatë kohës kur luani në një klimë të ftohtë, kjo ngrohëse me infra të kuqe do tju mbajë ju ngrohtë pa shkrirë tastierën tuaj.

Auto & Tek

19/03/2017 20:19

Nuk ka asgjë më të keqe sesa duart e ftohta kur ju jeni duke u përpjekur për të shkruajtur apo luajtur një lojë në kompjuterin tuaj. Pjesët e tjera të trupit mund të ndjehen rehatshëm, por duart tuaja të ekspozuara në të ftohtë thjesht nuk dihet dhe sa do të rezistojnë pa u ngrohur, dhe kjo mund të ngadalësoj punën tuaj.

Të etur për të hartuar një zgjidhje, Emil Frolund dhe Mads Sorensen – dy studentë që studiojnë inovacionin dhe sipërmarrjen në Danimarkë – krijuan ngrohës Heatbuff që ngroh butësisht duart pa shkrirë tastierën tuaj.

Ky është një lloj tejet i rëndësishëm, pasi projekti i kickstar ka marr një zotim për objektivin e saj të financimit, prej më shumë se dyfishi i 11.000 $ .

Siç mund ta shikoni nga imazhet me lart, pajisja e cila kërkon një prizë të afërt të energjisë ,qëndron në krye të tastierës tuaj dhe përdor infra të kuqe të padëmshme ,teknologji jo-djegëse e cila në mënyrë shumë të butë ngroh duart tuaja. Pajisja gjithashtu ju lejon ngrohjen nga të dyja këndet, duke ju mundësuar të vendosni njërin prej tyre në anën e mausit në rastë se jeni duke përdorur më shumë laptopin sesa kompjuterin tuaj.

Krijuesve të pajisjes u erdhi ideja vitin e shkuar, kur e kuptuan se duart e ftohta ndikonin në nivelin e aftësive të tyre dhe duart e tyre reagonin me ngadalë se zakonisht, përcjell Krokodili.

“Ne filluam hulumtimin në internet dhe u rrëmbyem nga shumat masive të njerëzve që ankoheshin në lidhje me këtë,,,dhe askush nuk dukej të kishte një zgjidhje që njerëzit të ishin të kënaqur me të” tha Emil.

Ndërkohë që filluan zhvillimin e pajisjes Emil dhe Mad shumë shpejt kuptuan se pajisja mund të vijë shumë e dobishme për zyra dhe për puntorët, ata që punojnë në shtëpi dhe sidomos për problemet e artritit (semundja e dhimbjeve të kyceve).

Ju mund ti dhuroni vetes një pajisje të tillë të domosdoshme prej një ҫmimi 70 $, duke kursyer kështu 28 % të ҫmimit përfundimtar të shitjes me pakicë.