Veç barazim për Arsenalin (Video)

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim në duel me Leicester Cityn, 1:1. Goli i Alexis Sanchez u ‘anulua’ nga Jose Leonardo Ulloa, i cili barazoi gjithçka.

Sport

31/08/2014 19:53

Arsenali u desh të kënaqej me një barazim 1:1 në duel me Leicester Cityn, në ndeshjen e zhvilluar sot.

Topçinjtë nuk ditën ta ruanin avantazhin e krijuar në minutën e 20-të, kur shënoi Alexis Sanchez.

Kjo pasi Jose Leonardo Ulloa i barazoi shifrat në minutën e 22-të dhe rezultati mbeti i njëjtë deri në fund të takimit.

Ky ishte barazimi i dytë i Arsenalit, i cili ndërkohë e ka edhe një fitore.