Vdiq prokurori i plagosur turk

Prokurori turk, i cili sot ishte zënë rob nga pjesëtarë të një grupi të së majtës ekstreme në Stamboll të Turqisë, dhe që u plagos gjatë misionit për lirimin e tij, ka vdekur.

Bota

31/03/2015 22:27

Këtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili ka shkruar në Twitter se “prokurori i plagosur ka ndërruar jetë”.

Anëtarët e Partisë Revolucionare të Frontit Popullor sulmuan sot një gjykatë dhe morën peng prokurorin Mehmet Selim Kiraz.

Më vonë policia speciale turke ndërhyri dhe vrau tre pjesëtarë e së majtës ekstreme që mbanin peng prokurorin.

Mirëpo mbetet e paqartë se a u plagos prokurori nga tre terroristët apo nga ndërhyrja e policisë.