Vdiq papritmas futbollisti 20-vjeçar Triumf Shabani

Futbollisti i Ferronikelit, Triumf Shabani ka ndërruar jetë. Shabani ishte vetëm 20 vjeçar por vdekja e mori para kohe duke ia ndërprerë ëndrrën në gjysmë.

Lajme

29/06/2014 10:01

Burime të Telegrafit thonë se Triumfi ka qenë duke luajtur një ‘termin’ futbolli me shokët e tij, kur papritmas ka pësuar një sulm dhe ka rënë për toke pa ndjenja, duke mos reaguar më.

Shabani ishte vetëm 20 vjeçar por vdekja e mori para kohe duke ia ndërprerë ëndrrën në gjysmë.

Ky lajm i hidhur ka tronditur të gjithë futbollistët, trajnerët dhe futbolldashësit kosovarë, të cilët kanë lëshuar një varg mesazhesh ngushëllimi për Triumfin dhe familjen e tij.