Vdiq nga kanceri, ‘Johnson & Johnson’ duhet t’i paguajë familjes një gjobë marramendëse

Kompania “Johnson&Johnson” duhet të dëmshpërblejë një grua për dëmet që i ka shkaktuar përdorimi i pudrës së prodhuar prej saj.

Bota

23/02/2016 22:08

Një gjykatë në Misuri i dha të drejtë familjes së një gruaje, e cila ka vdekur nga kanceri në vezore, pasi u provua se sëmundja kishte lidhje me përdorimin e gjatë të pudrës për bebe.

“Johnson & Johnson” duhet t’i paguajë familjes së Jacqueline Fox plot 72 milionë dollarë.

Kompania po përballet me disa padi, sipas të cilave në përpjekje për të rritur shitjet, nuk janë paralajmëruar konsumatorët se produktet me bazë talku mund të shkaktojnë kancer.

Fox, e cila ka jetuar në Alabama, është shprehur se e ka përdorur pudrën dhe shampon e trupit për higjienën intime për të paktën 35 vjet. Tre vite më parë, ajo është diagnostikuar me kancer në vezore dhe ka ndërruar jetë tetorin e kaluar në moshën 62-vjeçare.