Vdiq futbollisti hero i Botërorit 1994

Ish mbrojtësi i Bullgarisë, Trifon Ivanov ka vdekur në moshën 50-vjeç.

Sport

13/02/2016 13:12

Trifon Ivanov ka vdekur nga sulmi në zemër në moshën 50-vjeç, ka njoftuar Federata e Futbollit të Bullgarisë.

Qendërmbrojtësi i ndihmoi Bullgarisë të kualifikohej për në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror 1994 dhe luajti edhe në Euro 96, përcjell “Lajmi.net”.

Ivanov bëri 77 paraqitje për Bullgarinë.

“Trifon Ivanov do të mbetet në histori të futbollit bullgar si një prej mbrojtësve më të mirë”, thuhet në njoftimin e Federatës.