Vdesin dy të aksidentuarit ditë më parë në Podujevë

Në dy aksidente trafiku të ndryshme që ndodhën para pakë ditëve në Podujevë, kanë ndërruar jetë dy persona.

Lajme

22/07/2017 13:28

Policia ka njoftuar se në fshatin Lluzhan të Podujevës me  09.07.2017 lidhur me rastin, më datën 21.07.2017 ,viktima mashkull i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Po ashtu, policia ka njoftuar se në Podujevë me 14.07.2017-lidhur me rastin, dje ,viktima mashkull i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Lajmi.net/