Vdesin 12 emigrantë në detin Egje

Një varkë me emigrantë është përmbysur në Detin Egje afër portit detar të Izmirit së bashku me 12 emigrantë, derisa 26 të tjerë u shpëtuan, kanë njoftuar rojat bregdetare turke.

Bota

21/01/2016 18:44

Siç njoftojnë mediat turke, aksidenti ka ndodhur pasi një stuhi ka goditur anijen që barte emigrantët drejt Greqisë, transmeton KosovaPress.

“Varka filloi të mbushej me ujë. Nuk mundëm ta ndalim. Vajza dhe gruaja ime mbeten të mbytur”, i ka thënë një agjencie turke të lajmeve 31-vjeçari irakian, Ali Yusuf.

Sipas raporteve të rojave bregdetare turke, që nga fillimi i këtij viti, të mbytur gjatë tentativave për të shkuar në Greqi nga Turqia kanë mbetur 40 emigrantë. /KosovaPress/