Vdes Vilanova

Tito Vilanova nuk ia doli ta mposht përfundimisht kancerin. Ish trajneri i Barcelonës ka ndërruar jetë, në moshën 45 vjeçare. E gjithë bota e vajton humbjen e trajnerit spanjoll.

Sport

25/04/2014 19:36

Tito Vilanova nuk është më me ne. Ish trajneri i Barcelonës ka ndërruar jetë të premten, në moshën 45 vjeçare.

Spanjolli po luftonte kundër kancerit, i cili përfundimisht e mposhti.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar mbrëmë, por sot në mëngjes u tha se ishte më mirë.

Mirëpo, në orët e fundit gjendja u bë kritike dhe klubi blaugrana e konfirmoi lajmin e trishtueshëm. E gjithë bota e vajton humbjen e Tito Vilanovas.