Vdes vajza 3-vjeçare nga shembja e shtëpisë në Prizren

Një vajzë tre vjeçe ka ndërruar jetë pas lëndimeve që ka marrë nga shembja e shtëpisë në Qendrën Historike në Prizren.

Lajme

06/06/2016 17:33

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizreni, Vesel Gashi tha se vajza tre vjeçare ishte dërguar e vdekur në Spitalin e Prizrenit.

“Prindërit e kanë dërguar në emergjencë, mirëpo mjekët e kanë konstatuar vdekjen e saj”, tha Veseli.

Shtëpia ndodhet në zonën historike të qytetit ndërsa autoritetet në Prizren kanë qene të njoftuara edhe më herët se shtëpia paraqet rrezik për qytetarët për shkak të vjetërsisë së saj.