Vdes tragjikisht një 24 vjeçar

A.G, 24 vjeç, ka humbur jetën aksidentalisht pas rrëzimit nga kati i shtatë i një ndërtese. Vdekjen e kanë konfirmuar edhe në QKUK.

Lajme

13/06/2014 15:42

Një punëtor ndërtimi ka vdekur sot në mëngjes në lagjen Arbëria në Prishtinë. Burime ta “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se rreth orës 7 të mëngjesit të ditës së sotme është njoftuar policia për një vdekje aksidentale të një të riu në Arbëri.

A.G. (1990) derisa ka qenë duke punuar në një kompani në montim skelash është rrëzuar nga kati i 7.

Ai është dërguar në QKUK por vetëm është konstatuar vdekja e tij.