Vdes shqiptari 35-vjeçar i shpërthen vetura në ecje (Foto)

Një shqiptar 35-vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërsa vetura me të cilën udhëtonte ka shpërthyer.

Lajme

29/12/2014 12:11

Në afërsi të aeroportit të Athinës vetura me të cilën udhëtonte ka shpërthyer, ndërsa ka mbetur e plagosur dhe një shtetase shqiptare. 

Mediat greke shkruajnë se viktima është një mashkull 35-vjeçar, ndërsa personi i plagosur është një femër 26-vjeçare, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë. 

Të dy po udhëtonin me veturë kur ajo shpërtheu në ecje nga një minë me sahat. Dyshimet e para të policisë janë larje hesapesh mes viktimës dhe konkurrentëve të tij.