Vdes Rrahman Uka, nuk i mbijetoi plagëve

Para pak çastesh ka pasur të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në qendër të Prishtinës, ku sipas dëshmitarëve një person ka marrë plagë të rënda dhe është në rrezik jete. 

Lajme

13/10/2014 16:53

(E plotësuar)

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku ka konfirmuar vdekjen e pacientit Rrahman Uka.

“Pacienti ka ardhur pa shenja jete, me ç’rast e kemi futur në sallën e reanimimit, dhe ia kemi kthyer shenjat vitale. Mirëpo, pacienti nuk ka mundur tu mbijetoje plagëve të marra, pra ka ndërruar jetë”, tha ai para gazetarëve, transmeton Express.

I plagosuri Rrahman Uka po operohet

I plagosuri Rrahman Uka tashmë ndodhet në sallën e operacionit në QKUK.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë për lajmi.net se gjendja e tij është e rëndë.

“Pacienti ka ardhë në gjendje të rëndë dhe pas ofrimit të ndihmës nga mjekët në Emergjencë, ai tashmë ndodhet në sallë të operacionit”, ka thënë Shpend Fazliu për lajmi.net.

Policia arreston dy persona, i plagosuri në gjendje të rëndë

Policia e Kosovë ka lëshuar një njoftim lidhur me këtë incident të armatosur në lokalin Bon Vivant.

“Rreth orë 15:40 minuta, në rrugën Rexhep Luci ka ndodhur një plagosje, me ç’rast është plagosur Rrahman Uka, roje sigurie në kafiterinë Bon Vivante, ndërsa janë arrestuar i dyshuari Masar Gërdovci, te i cili është gjetur një revole me të cilën dyshohet se është kryer krimi, dhe Sherif Gerdovci. Viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në komunikatën e policisë.

_______________________________________________________________________________________

Të shtëna në qendër të Prishtinës, plagoset rëndë një person

Ngjarja ka ndodhur në tarracën e kafiterisë Bon Vivant, afër Kinemas ABC.

Personi mbi të cilin është shti me armë është rreth të dyzetave.

Ai ka mbetur i shtrirë  për disa minuta, derisa ka arritur policia dhe vetura e ndihmës së shpejtë.    

Nga burime në vendngjarje thuhet se personi i plagosur është punëtorë sigurimi i lokalit Bon Vivant.