Vdes regjisori i famshëm iranian Abbas Kiarostami

Regjisori i famshëm Iranian, Abbas Kiarostami, ka vdekur në moshën 76 vjeçare në Paris të Francës, njofton BBC.

Bota

04/07/2016 22:50

Ai ishte duke u trajtuar në një spital në Paris pasi vuante nga sëmundja e kancerit.

Kiarostami kishte qëndruar në Iran edhe pas Revolucionit Islamik në vitin 1979 dhe ka realizuar më shumë se 40 filma, përcjellë Klan Kosova.

Ai ka fituar edhe Palmën e Artë, çmimi kryesore në Festivalin e filmit në Kanë, me filmin e tij “Taste of Cherry”.