Vdes piloti rus i një aeroplani MiG-29

Aeroplani luftarak i forcës ajrore të Rusisë, i tipit MIG-29, është përplasur afër vendit Astrakhan, me ç’rast piloti është vrarë.

Bota

27/07/2014 12:44

Komandanti i forcave ajrore të Rusisë, Viktor Bondarev, tha sot se po zhvillohen hetime për përcaktimin e shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit në pjesën jugore të Rusisë, transmeton REL.

“Sipas raporteve të para, përplasja është shkaktuar për shkak të dështimit të pajisjes së avicionit”, tha Bondarev.

Zyrtarët u kanë thënë mediave të Rusisë se aeroplani kishte rënë 30 kilometra në jug të një aeroporti në rajonin Astrakhan, në një hapësirë ku nuk ka pasur objekte e as shtëpi.