Vdes personi i aksidentuar katër ditë më parë në Gjilan

Një person i cili u vetë aksidentua katër ditë më parë në rrugën “ Idriz Seferi” në Gjilan ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajme

15/08/2018 13:48

Policia në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se katër ditë më parë, rreth orës 14:00, viktima për shkak të problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe në mënyrë të pakontrolluar ka vazhduar lëvizjen duke goditur katër veturë tëparkuara.

Sipas raportit zyrtar të policisë viktima ka vdekur  dje në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.

Policia ka njoftuar se është hapur rasti ” vdekje e dyshimtë”. Policia po heton shkaktarin e vdekjes së viktimës.