Vdes Paul Allen, miliarderi e bashkë-themeluesi i Microsoft

Ai zbuloi rikthimin e sëmundjes vetëm dy javë më parë, pasi u trajtua për të në vitin 2009.

Bota

16/10/2018 09:44

Paul Allen, i cili është bashkë-themelues i Microsoft, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare pas komplikimeve të limfomës.

Ai zbuloi rikthimin e sëmundjes vetëm dy javë më parë, pasi u trajtua për të në vitin 2009. Allen tha se doktorët ishin optimistë për trajtimin.

Bashkë-themeluesi i Microsoft, kolegu i tij Bill Gates tha: “Ndihem i shkatërruar pas vdekjes së një prej miqve të mi më të mirë e më të vjetër. Kompjuteri personal nuk do të ekzistonte pa të”.

Në një deklaratë që konfirmohej vdekja e tij të hënën pasdite, motra e tij Jody e përshkruajti biznesmenin si një njeri të çmuar.

“Familja dhe miqtë e Paul ishin të bekuar që përjetuan mendjen, ngrohtësinë, bujarinë dhe shqetësimin e tij. Pas të gjitha punëve të tij, gjithmonë gjeti kohë për familjen e miqtë,” thuhej në deklaratë.

Biznesmeni bëri një pasuri të madhe bashkë me mikun e shkollës Bill Gates, pasi ata bashkë-themeluan gjigantin e teknologjisë Microsoft në vitin 1975.