Vdes një qytetar i Ohrit, rrihet keq nga dy bashkëqytetarë të tij

Në qytetin e Ohrit është mbytur një qytetar, si rezultat i një rrahje që ka ndodhur, e paraprirë nga një zënkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajme

23/07/2017 21:02

Në zënkë është përfshirë djali i njërit nga pjesëmarrësit në kacafytje, që më pastaj ta rrahin për vdekje bashkëqytetarin e tyre. Incidenti ka ndodhur para një dyqani.

SPB e Ohrit bën të ditur se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se kanë marrë masa për të zbardhur rastin.